Four killed in mass shooting after football game in Mississippi

Four people have died and 12 others have been injured, four of them in critical condition, after a mass shooting in Mississippi, United States, on October 11, 2025. The BBC reports that the incident occurred around midnight on the main street of the small town of Leland. According to the town's mayor, John Lee, four of the injured were transported by helicopter to the hospital. So far, no one has been arrested, but police have launched a search operation for the possible perpetrator or perpetrators.

Leland ishte më i gjallë se zakonisht të premten, më 10.10.2025 pasi shkolla e mesme lokale po zhvillonte ndeshjen e futbollit amerikan për nder të “homecoming” – një traditë vjetore amerikane që organizohet zakonisht në vjeshtë, kur ish-nxënësit kthehen për të festuar frymën e shkollës.

Kryetari Lee theksoi se të shtënat nuk kanë ndodhur në hapësirat e shkollës së mesme të Lelandit.

“Kjo është një ngjarje që e mbajmë çdo vit dhe asnjëherë nuk kemi pasur incidente të tilla”- tha ai për BBC-në “Jemi një qytet i vogël, me rreth 3,700 banorë, ku të gjithë e njohim njëri-tjetrin dhe bashkëjetojmë mirë. Kjo është me të vërtetë një tragjedi për ne.”

Një tjetër sulm i përgjakshëm me armë është raportuar po të premten mbrëma, më 10.10.2025, në një qytet tjetër të vogël të Misisipit, Heidelberg, rreth 320 kilometra në juglindje të Lelandit.

Shefi i policisë së Heidelbergut, Cornell White, ka thënë për agjencinë Associated Press se edhe ky sulm ndodhi gjatë fundjavës së “homecoming” dhe mori jetën e dy personave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë shenjë që dy ngjarjet, në Leland dhe Heidelberg, të jenë të lidhura mes vete.

Similar Posts